Vendimi i KGJK-së Nr.79/2024 Ramiz Azizi, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtarit, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 25 prill 2024.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.78/2024 Ndryshohet dhe plotësohet pika I, nën pika 3 e dispozitivit të vendimit KGJK.nr.439/2023, të datës 31 tetor 2023, sa i përket përbërjes së Komisionit për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën e Apelit, ashtu që në vend të z. Vilard Bytyqi, anëtar caktohet z. Fidan Hoxha.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.77/2024 Znj. Teuta Ibrahimi, rizgjedhet kryetare e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, deri në përfundim të mandatit si anëtare e Këshillit respektivisht deri në ndryshimet e mundshme në sistemin e vlerësimit të performancës së gjyqtarëve.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.76/2024 Miratohet ndryshimi i planit të punës së Gjykatës Themelore Pejë për vitin 2024, me numër GJ.A.nr.70/2024, të datës 7 mars 2024.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.75/2024 Miratohet Strategjia për Gjykatën Komerciale për vitet 2024-2025, përveç pjesës te Plani i veprimit, qëllimi strategjik 1.5 aktiviteti nr.2 ndërlidhja e SMIL me Sistemin për Menaxhimin e Lëndëve Përmbarimore (EMS), e cila do të miratohet me vendim të posaçëm nga KGjK-ja pas përcaktimit të kritereve nga Departamenti i TI në SKGJK.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.74/2024 Miratohet Raporti i punës për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.73/2024 Konfirmohet lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur për bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës.
05/04/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.72/2024 Miratohet ekstrakti i procesverbaleve përmes komunikimit elektronik dhe të takimit 317
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.71/2024 Shpersa Emra Kryetare e Gjykatës Themelore Prizren, i propozohet Ministrisë së Drejtësisë për zëvendës anëtare në Komisionin për zgjedhjen e noterëve
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.70/2024 Autorizohet Kryesuesi i KGJK-së të nenshkruaj Kornizen afatmesme te shpenzimeve 2025-2027 për KGJK-në
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.69/2024 Miratohet shtojca 1 e Rregullores Nr.15/2023 per Statusin, Kushtet dhe Proceduren e Emerimit te panelit zgjedhor per ankesa dhe Parashtresa
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.67/2024 Miratohet pjesërisht ndryshimi i planit të punës së Gjykatës së Apelit për vitin 2024, me numër A.GJ.nr.85/2024, të datës 6 mars 2024, përveç pjesës që ka të bëj me gjyqtarin Qerim Ademaj.
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.66/2024 Haki Gashi, gjyqtar në Gjykatën Themelore Pejë – Dega Klinë, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtarit, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 6 prill 2024.
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.65/2024 Fatmir Aliu, gjyqtar në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Podujevë, propozohet tek Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirim nga detyra e gjyqtarit, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit me datë 25 mars 2024
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.64/2024 Komisionit për Administrim të Gjykatave, Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel dhe Sekretariatit të KGJK-së, i kërkohet analizë për çështjen e pagesës së praktikantëve në gjykata (duke përfshirë numrin e praktikantëve në gjykata, mundësitë lidhur me buxhetin dhe mbështetjen ligjore).
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.63/2024 Miratohet kërkesa e kryetares së Komisionit për Çështje Normative për lirimin e gjyqtarit Qerim Ademaj, nga trajtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit, deri me 31 korrik 2024.
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.62/2024 I kërkohet kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe menaxhmentit të gjykatës që të hartojnë planin konkret lidhur me rishpërndarjen dhe balancimin e lëndëve nga lëmia civile në Gjykatën e Apelit për vitet 2021, 2022, ndërsa sa i përket lëndëve të tilla të vitit 2020, nevoja për rishpërndarjen e tyre të vlerësohet nga kryetari i gjykatës.
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.61/2024 Tërhiqen të gjitha propozimet për përmbarim ku kreditorë janë gjykatat, në lëndët në të cilat kërkesat për përmbarim kanë të bëjnë me shpenzimet e procedurës dhe të paushallit gjyqësor, duke përfshirë periudhën kohore deri me datë 31 dhjetor 2020, por që tërheqja e propozimeve të bëhet me kushtet si në vijim:
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.60/2024 Nikollë Komani, kryetar i Gjykatës Themelore Gjakovë, i propozohet Ministrisë së Drejtësisë për anëtar në Komisionin për zgjedhjen e noterëve.
14/03/2024
Vendimi i KGJK-së Nr.59/2024 Miratohet ekstrakti i procesverbaleve të takimit 314,315 316 dhe te dy takimeve elektronike